Në Maqedoni ka shkelje të ligjit për mbrojtje në punë, kërkohet ndryshim i drejtorëve të burgjeve

Shefi i sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Strumicë në bashkëpunim me një qytetar të thjeshtë, i cili ka hyrë pa leje speciale në objektin e SPB Strumicë me çka ka bërë presion ndaj inspektorit kurse për të njëjtën i pari nuk ka reaguar është njëri nga dy rastet që përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të të Punësuarve në Polici (SPPP), Goce Delçev ka dërguar në Ministrinë për Punë të Brendshme nën arsyetimin se është bërë shkelje e ligjit për mbrotje në punë, njofton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh shkeljet në ligj duhet të sanksionohen, ata kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të bëjë ndryshim të drejtoreve të burgut të cilët si në të kaluar, por më shumë gjatë dhjetë ditëve të fundit, ushtrojnë presion ndaj të punësuarve policior pjesëtar të SPPP-së.

Goce Delçev, Sindikati i Pavarur i të Punësuarve në Polici
Goce Delçev, Sindikati i Pavarur i të Punësuarve në Polici

“Për fat të keq gjithnjë dhe më shumë konstatohen presione ndaj anëtarëve të SPPP-së në SPB Strumicë si dhe të punësuar në institucione shtetërore. Vetëm në dhjetë ditët e fundit prej 29 qershor deri në 8 korrik SPP ka evidentuar dy raste të dy kryetarëve të organizuesve të sindikatës. Njëri rast ka të bëjë me anëtarin organizues të sindikatës në SPB Strumicë ku qytetari hyn në objekt i cili 24 orë është në mbikëqyrje nga anëtarët e policisë dhe se çdo hyrje në hapësirat e SPB Strumicë e ka në shfrytëzim atë duke bërë presion ndaj inspektorit. Shefi i policisë nuk parandaloi presionin që ky qytetar i ja bëri inspektorit në orarin e punës. Për këtë rast është njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme ngaqë bëhet fjalë për marrëveshje të organizuar ndërmjet qytetarit dhe shefit të policisë”, tha Delçev.

Krahas këtij rasti, ata kanë dërguar edhe ankesë për një rast tjetër që ka të bëjë me Burgun e Shutkës ku është konstatuar shkelje e ligjit për mbrojtje në vendin e punës.

“Rasti i dytë i ngritur ka të bëjë me kryetarin e organizimit sindikal në policinë e burgut në Republikën e Maqedonisë, në të gjitha burgjet e Maqedonisë, më sakt në hapësirat e Burgut të Shutkës, ku edhe këtu kemi mbikëqyrje nga rroja rreth 24 orë. Nga ana e udhëheqësit i ju është ndaluar hyrja në hapësirat ku punon dhe se në fytyrë i është thënë se është i panevojshëm në punë”, tha Delçev.

Delçev vlërësoi se “këto raste dhe shumë raste të tjera që kjo Sindikatë i ka paraqitur në opinion janë një moment që qytetarët të fillojnë të mendojnë me evidentimin e parregullsive dhe padrejtësive që bëhen në shoqëri dhe në vendet e tyre të punës”.

“Të gjitha shqetësimet dhe presionet që bëhen në vende të punës nga ana e kolegeve dhe udhëheqësve duhet të paraqiten ngaqë kemi funksionim të ligjit për shqetësim në vendin e punës”, tha Delçev.

Ai vlerësoi se që të përmirësohen këto mangësi Qeveria e Maqedonisë duhet urgjentisht të fillojë procedurat për shqyrtim të këtyre dy rasteve por edhe rasteve tjera që mund të jenë negative por që janë të pazbuluara deri më sot. Kjo do t’i paraprijë edhe nevojës për shkarkim të drejtorëve të Burgut që të mund të zvogëlojmë presionin ndaj të punësuarve.

Kujtojmë se kjo Sindikatë nuk është hera e parë që reagon ndaj padrejtësive që iu bëhen të punësuarve në Polici. Ata muaj më parë reaguan edhe për ushqimin e prishur që konsumohet nga të punësuar në Polici për të cilën Inspektorati i Ushqimit solli përfundim se ai ka qenë i prishur dhe se ai nuk duhet konsumuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button