Milloshoski kërkon debat publik për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë

Deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE sot përsëri do të dërgojnë letër te kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me të cilën do të kërkojnë të përfshihen në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, njofton Portalb.mk.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, marrëveshja duhet të vijë para deputetëve sepse ata janë të zgjedhurit e popullit, por kërkoi edhe debat publik.

Ai theksoi se me këtë vendoset test transparence në Qeveri.

Milloshoski nuk u përgjigj se a kanë marrë përgjigje në letrën e djeshme në të cilën kanë nënshkruar së bashku me Ilija Dimovskin, Vlladimir Gjorçevin, Trajko Veljanoskin, Nikolla Popovskin dhe Emil Dimitrievin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button