“Mjeku yt – t’i njohim më mirë mjekët tanë!” – fushatë e re e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka filluar fushatë të re të titulluar “Mjeku yt – t’i njohim më mirë mjekët tanë!”, me qëllim që siç thonë ata, t’i njohim më mirë mjekët tanë dhe t’i inspirojnë edhe qytetarët që të ndajnë përvoja pozitive me mjekët e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Si pacientë, në ordinancat e mjekëve shkojmë kur kemi ndonjë problem shëndetësor dhe atëherë ilaçin e gjejmë te mjekët tanë, por a keni pyetur se çka i ka nxitur ata të merren me këtë profesion human dhe fisnik? Për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve, vendosëm ta fillojmë këtë praktikë – njëherë në javë me nga një mjek prej shëndetësisë publike të bisedojmë për atë se si ka vendosur të bëhet mjek, për përvojat pozitive me pacientët, mbi të gjitha të shpërndanë raste kur me përkushtimin e tij ka shpëtuar jetën e njeriut”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Irfan Ahmeti
Irfan Ahmeti

Me këtë rast, Irfan Ahmeti, specialist internist, subspecialist endokrinolog në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë – Shkup, e ka treguar përvojën e tij të mjekut, i cili për të është hyjnor.

“Është një ëndërr e shfaqur që në fëmijëri. Të shpëtosh jetën e një të sëmuri, të largosh dhimbjet, ankthin dhe vuajtjet e të sëmurit, të parandalosh përhapjen e sëmundjes dhe komplikimet e mundshme, ka qenë një dëshirë e një nxënësi shembullor por edhe e familjes dhe rrethit. Rruga e arritjes deri te diploma e mjekut ka qenë plot sakrifica, por, edhe krenari që nga momenti i dhënies së Betimit te Hipokratit. Të ushtrosh detyrën e mjekut nuk është vetëm profesion, është edhe bashkëpunim me pacientin me qellim te përbashkët ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenien e tij. Jo rrallë kënaqësia e përbashkët është kur bashkërisht caktojmë detyrat dhe arrijmë suksesin në mjekimin por edhe parandalimin e pasojave të mundshme. Ngritja e nivelit të edukimit shëndetësor për popullatën, edukimit të studentëve si dhe mjekëve të ardhshëm është një mision qe e bej me plot kënaqësi. Kënaqësia ime më e madhe është kur gjeneratat e reja te mjekëve më përshëndesin me plot respekt, ashtu siç e kam pasur edhe unë për mësuesit e mi. Profesioni i mjekut gjithsesi kërkon përkrahjen e familjes dhe miqve pa të cilët arritjet e mia personale nuk do të kishin vlerë”, thotë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button