Portreti i Bogdanit vjen në formë të pikturës (FOTO)

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ali Podrimja e së fundi edhe figura e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare Pjetër Bogdani, vjen i realizuar nga dora e artistit shqiptar Gazmend Freitag, shkruan KultPlus.

Gazmend Freitag, piktori shqiptar që jeton dhe punon në Austri, atje ku edhe i hyri fushës së artit pamor sepse piktura është prirja e tij dhe që nga atëherë ai iu rrek punëve në pikturim.

Dashuria e tij për pikturën vërehet menjëherë, përkushtimi dhe imazhet që ai sjellë flasin vetë për brendësinë e tij, duke shfaqur kështu dashurinë që ai ka për vendlindjen e tij dhe për njeriun e këtij vendi.

Portretet në grafikë, të bëra me shumë dashuri dhe profesionalizëm, janë një qasje artistike që e karakterizon punën e piktorit. Shumë personalitete të njohura kombëtare janë shkrirë në letër nga dora e Gazmendit. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shën Teraza, Ismail Kadare, Ali Podrimja, e së fundi një figurë e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare është realizuar nga dora e artistit.

Pjetër Bogdani tashmë ka zënë vend në letrat e artistit, ai na vjen në mënyrë të veçantë dhe me ngjyrë.

Bogdani shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Për vlerat e shquara të Bogdanit flet edhe vepra e tij, “Çeta e profetëve” e cila është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. E gjithë kjo ka ardhur e përmbledhur në portretin e realizuar nga piktori, ku Bogdani duket se flet përmes kësaj pikture.

Pikturat e Gazmend Freitag janë ekspozuar në shumë qytete të Austrisë, Italisë e Sllovakisë. Së fundmi artisti ishte edhe pjesë e “Biennale Austria” në Vjenë me dy eksponate në vaj. Në këtë ekspozitë morën pjesë autorë nga vende të ndryshme që jetojnë në Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button