Falsifikimi i parave në Evropë u zvogëlua, Franca më e goditura në eurozonë

Franca është shteti më i goditur nga përhapja e parave të falsifikuara në Evropë, por në Kontinentin e Vjetër u regjistrua rënie e sasisë së banknotave të falsifikuara në periudhën 2015/2016, kumtoi Byroja për luftë me para të falsifikuara pranë policisë franceze.

Tridhjetë e katër për qind nga paratë e falsifikuara në Evropë janë në Francë, që e bën shtetin më të goditur në eurozonë. Vijojnë Italia, Gjermania dhe Spanja.

Byroja konstaton se ka rënie – numri i i parave të konfiskuara në Francë është zvogëluar për 35 për qind, ndërsa në Evropë – për 25 për qind. Zvogëlimi është para së gjithash për shkak të shkatërimit të dy shtypshkronjave për lloj të tillë të parave në Itali dhe vendosjen në Francë të banknotave të reja prej 20 eurove, të cilat më vështirë mund të falsifikohen.

Byroja qendrore pret tendencë të rënies edhe në vitin 2017 për shkak të paraqitjes së banknotës së re prej 50 eurove. Sipas policisë, më së shpeshti falsifikohen banknotat prej 20 dhe 50 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button