Tryezë e rrumbullakët “Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome”

Tryezë e rrumbullakët “Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të qendrës rome për resurse dhe Qendrës për përkujdesin e familjeve dhe fëmijëve – Athina.

Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të aktiviteteve të projektit “Ndërtimi i një shoqërie civile më të fuqishme për nxitjen e angazhimeve për zhvillimin e inkluzionit arsimor të romëve” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët do të kenë mundësi t’i dëgjojnë të dhënat e sublimuara të cilat ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin formal. Konstatimet kryesore, siç theksojnë, janë rezultat i punës tremujore të hulumtuesve me mbështetjen e dy qendrave dhe japin të dhëna të jashtëzakonshme lidhur me kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile, problemet e përgjithshme me të cilat ballafaqohet popullata rome si dhe kornizat e legjislaturës për involvimin e fëmijëve romë në arsim.

Në tryezën e rrumbullakët do të prezentohen konstatimet e analizës së kornizave ligjore për involvimin e fëmijëve romë në arsim, vlerësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile të cilat punojnë me romë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button