Zaev: Nga Trieste po dërgohen porosi inkurajuese se do t’i afrohemi Evropës

15:33 – “Bashkimi Evropian patjetër në mënyrë më direkte t’i ndihmojë rajonit që të përshpejtohet euro-integrimi i saj ndërkaq Samiti në Trieste dërgon porosi inkurajuese se do të afrohemi drejt Evropës”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emisionin “Okruzhenje” (Mjedisi), i cili sot është inçizuar në Samitin e BE-së – Bashkimit Perëndimor, që po mbahet në Triestë në korniza të procesit të Berlinit, njofton Portalb.mk.

Sipas Zaevit, bllokada e Maqedonisë për shkak të moszgjidhjes së kontestit me emrit me Greqinë i demotivon qytetarët e Maqedonisë, por Qeveria e re ka marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët dhe askënd nuk do ta provokojë.

“Greqia mund t’i ndihmojë Maqedonisë, e cila është e gatshmi që t’ia kthejë ndihmën e tillë. Ndryshohet marrëdhnia në BE ndaj Ballkanit, kështu që nga deklaratat e para të Zhan Klod Junker se nuk do të ketë zgjerim në BE deri në vitin 2019, erdhi në atë se Ballkani të jetë në fokusin e Unionit”, tha Zaev.

Në emisionin “Okruzhenje”, e cila është inçizuar sot në mëngjes përpara fillimit zyrtar të Samitit në Triestë, përveç Zaevit, kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daaçiq dhe sekretari gjeneral i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Goran Svilanoviq.

08:30 – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta kryesojë një delegacion të lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit, që do të mbahet sot në Trieste.

Samiti, nën patronazhin e Italisë si kryesuese e Bashkimit Evropian, është organizuar në nivelin më të lartë. Në të do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë dhe Transportit, burrështetas të lartë të vendit nikoqir, kryetarë dhe kryeministra të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe të Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han, si dhe eurokomisarja për transport, Violeta Bolc.

трст

Kryeministri, Zoran Zaev në kuadër të samitit, krahas takimeve me burrështetasit e lartë evropianë dhe përfaqësuesit e BE-së dhe KE-së, do të realizojë edhe takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të Sllovenisë, Miro Cerar.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë takim edhe me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili në këtë samit do të udhëtojë si përfaqësues i kryeministres, Tereza Mej.

трст

Samiti ka për qëllim ta stimulojë lëvizjen e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sjellë hapa konkret lidhur me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike. Për këtë qëllim, siça paralajmëruan euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian në vend Karlo Romeo, në samit do të prezentohen edhe shtatë projekte rajonale në vlerë të përgjithshme prej 200 milionë dollarë të cilat do të sigurohen si grant, prej të cilave një pjesë do të dedikohet edhe për Maqedoninë.

Për eurointegrimet në rajon është siguruar fond prej 1,3 miliardë euro të siguruara për Ballkanin Perëndimor, mjete të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve, të cilat duhet të realizohen në kuadër të Bashkësisë transportuese të Ballkanit Perëndimor e cila me ceremoni solemne do të themelohet me nënshkrimet e kryeministrave të vendeve të rajonit.

Në kuadër të Samitit të katërt për Ballkanin Perëndimor do të mbahen edhe më shumë programe të rëndësishme shoqëruese, si Biznes forumi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Forumi për të rinj, Punëtori për luftë kundër korrupsionit dhe debat tematik Dialogu për shoqëri civile. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button