Takim në Selanik Cipras-Vuçiq-Borisov, Maqedonia njëra nga temat

Kryeministri grek Aleksis Cipras të enjten në Selanik do të takohet me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov, raporton angjencioni grek i lajmeve ANA-MPA.

Cipras dhe Vuçiq do të marrin pjesë në Këshillin për bashkëpunim serbo-grek, pas çka do të japin dhe deklarata.

Pas takimit me kryetarin e Serbisë, Cipras do të ketë takim edhe me kolegun e tij bullgar, ndërkaq është paralajmëruar edhe takim i përbashkët i liderëve të Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Mediat greke nuk saktësojnë se për çfarë do të bisedohet në takim, mirëpo mësohet se njëra nga temat do të jetë edhe Maqedonia.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në profilin e tij në “tuiter” publikoi fotografi se në Selanik do të mbahet takim mes Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, në të cilin tema kryesore do të jetë marrëdhëniet me Maqedoninë. Ai thekson se në këtë takim regjional nuk është e ftuar qeveria e Maqedonisë.

milloshoski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button