fbpx

Hulumtim, te minjtë largohet amnezia e shkaktuar nga lëndimet e trurit

Shkencëtarët arritën që për herë të parë ta largojnë plotësisht amnezinë e shkaktuar nga lëndimet traumatike të trurit tek minjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “The Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët nga Universiteti San Francisco të Kalifornisë zbuluan se ilaçi i quajtur ISRIB, i cili ishte zbuluar në vitin 2013, shëron aftësitë e të mësuarit dhe të kujtuarit te minjtë.

Hulumtuesit gjetën se ilaçi ka efekt në dëmtimet e lokalizuara të trurit dhe në shërimin e efekteve të tronditjes së trurit, të cilat ndikojnë në tërë trurin.

Dëmtimet e lokalizuara të trurit shkaktojnë probleme në kujtesën hapësinore e cila përdoret gjatë jetës së përditshme, kurse tronditja në tru shkakton dëme në kujtesën e punës, e cila është e rëndëdishme në mendime dhe arsyetime.

Një nga shkencëtaret Susannah Rosi, të cilët zbuluan se ilaçi ka efekt edhe 1 muaj pas formimit të lëndimit, thotë se kafshët të cilët kanë lëndime të tilla në tru, zakonisht nuk mund t’i përdorin aftësitë e të mësuarit ashtu siç kanë bërë më parë.

“Kur ne japim ilaçin e quajtur ISRIB edhe pas 4 javësh të formimit të lëndimit, minjtë formuan aftësinë e krijimit të një kujtese të re. Kjo nuk ka qenë e mundur më parë”, thotë Rosi.

Kurse zbuluesi i ilaçit Peter Walte thotë se “Ne besojmë se ISRIB ka zbuluar një pjesë e cila riparon qarqet e dëmtuara të trurit“.

Rosi dhe Walter bënë të ditur se para përdorimit të ISRIB-it tek njerëit me dëmtime në tru, do të vazhdojnë hulumtimet me minjtë.

Sipas të dhënave të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA (CDC) çdo vit 2 milionë amerikanë përjetojnë lëndime traumatike të trurit, kurse 52 mijë persona humbin jetën për arsye të shkaktuara nga këto lëndime.

Lëndimet e trurit janë një nga arsyet kryesore të sëmundjes Alzheimer dhe të humbjes së kujtesës së lidhur me moshën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close