Siri, dyshohet për rrëzimin e një avioni ushtarak që i përket regjimit

Në kryeqytetin e Sirisë në Damask, një nga grupet ushtarake të opozitarëve, Ushtria e Luanëve të Lindjes (Xhejs Usud el Sharkije), pretendon se ka rrëzuar njërin nga avionët e regjimit të cilët kanë sulmuar rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për media i Ushtrisë Luanët e Lindjes, Said El Haç, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kanë rrëzuar një avion ushtarak të tipit SU 22 të regjimit të Asadit në rajonin e shkretëtirës Um Raman, në lindje të Shamit.

Haç pretendoi se avioni ushtarak me numër 13 është rrëzuar me armë anti-ajrore.

Në rajon që nga fillimi i muajit qershor kanë ndodhur përleshje mes opozitarëve dhe regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button