Emailet tregojnë se prokurori rus i ofroi Trump Jr. informacione mbi Clintonin

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, publikoi disa emaile, të cilat tregojnë se atij i janë ofruar informacione “të ndjeshme” për ish-rivalen e presidentit, Hillary Clinton, nga një prokuror rus, transmeton REL.

“Prokurori shtetëror rus…ofrohet për t’i siguruar fushatës së Trumpit disa dokumente zyrtare dhe informacione që do të inkriminonin Hillaryn dhe marrëveshjet e saj me Rusinë dhe do të ishin shumë të dobishme për babanë tuaj”, thuhet në një email dërguar Donald Trump Jr. nga publicisti Rob Goldstone, më 3 qershor, 2016.

Trump Jr. është përgjigjur: “Nëse është ashtu, e dua”.

Zyrtarët amerikanë janë duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA, të cilat janë fituar nga Donald Trump.

Emailet janë prova e parë e dokumentuar për një bashkëpunëtor të Trumpit që me vetëdije angazhohet në, siç besohet, përpjekjet e Qeverisë ruse për të ndihmuar Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump Jr. ka qenë thellësisht i përfshirë në fushatën presidenciale të babait të tij.

Publikimi i emaileve vjen pasi gazeta New York Times, duke u thirrur në burime anonime, ka raportuar më 10 korrik se Goldstone i ka dërguar një email Trump Jr. duke i treguar se Kremlini është burim i informacioneve potencialisht dëmtuese dhe se ato janë siguruar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë ruse për t’i ndihmuar babait të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button