Vajgëll: Qeveria e re kuptoi se duhet seriozisht t’u qaset reformave

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Ivo Vajgëll, deklaroi se çdo ditë e ndjek situatën në Maqedoni por që “sot ende është herët të flitet për disa rezultate të vërteta të Qeverisë së re”.

Megjithatë, shton Vajgëll në deklaratën për korrespondentin e MIA-s nga Strasburgu, dinamika e punës dhe deklaratat programore theksojnë se Qeveria seriozisht e ka kuptuar sugjerimin se duhet t’i qasen reformave”.

“Disa herë kur debatonim për atë se si duhet të funksionojë Qeveria e re dhe prej nga të fillohet, unë çdoherë jam sugjeruar se ajo që ishte mirë të vazhdohet. Që para disa viteve ajo në Evropën Lindore ishte më e përgatitur kur bëhet fjalë për përfitimet evropiane, standardet e BE-së. Tani, kuptohet kjo krizë e gjatë politike, bllokoi shumë gjëra, shumë gjëra u kthyen në fillim. Mendoj se është shumë mirë që atje tani ndodhet ekip i Komisionit Evropian dhe jep disa këshilla dhe kalendari i reformave më të nevojshme të jetë me të vërtetë ekspeditiv”, thotë Vajgëll, transmeton MIA.

Ai thotë se i ka ndjekur edhe deklaratat e komisarit Johanes Han, me të cilin, siç thekson shumë mirë ka bashkëpunuar gjatë dy viteve të kaluara. Vlerësimi i tij, shton Vajgëll, gjithashtu është se atmosfera është pozitive, se ekziston gatishmëri për përmirësim të gjërave, kur bëhet fjalë për reformat dhe se duhet të mendohet se disa gjëra nga e kaluara duhet të pastrohen deri në fund, kjo do të thotë të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale. “Mendoj se mund të jemi të kënaqur me atë që po ndodh në Maqedoni”, potencoi Vajgëll.

Për raportuesin e Maqedonisë në PE, tani është e rëndësishme që të vend të ruhet atmosfera e bashkëpunimit.

Lidhur me samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor në Trieste dhe atë se çka mund të pritet si mesazh nga i për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht për Maqedoninë, Vajgëll thotë se shpreson se rezultati do të jetë diçka më shumë nga vetë përsëritja e dëshirës “e mbështesim Maqedoninë në rrugën e saj evropiane dhe euro-atlantike”.

Ai thotë se është reale që të pritet fillim i shpejtë i negociatave të Maqedonisë me BE-në.

“Gjithçka varet nga ajo se si do të duket konsolidimi i politikës gjatë disa muajve të ardhshëm. Megjithatë besoj se ka ardhur koha të fillojnë negociatat. Ne i kushtëzonin në rezolutat tona me zgjidhjen e disa çështjeve, por jo edhe me zgjidhje të çështjes së emrit. Sipas kësaj, unë mendoj se Parlamenti Evropian do ta mbështeste fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, thekson Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button