Deputetë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë që Qeveria ta publikojë marrëveshjen me Bullgarinë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Poposki, Emill Dimitriev, Trajko Veljanoski dhe Vllatko Gjorçev sot i dërguan letër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me të cilën kërkohet që të publikohet marrëveshja me Bullgarinë dhe për të të debatohet në Kuvend.

Dimovski në konferencën për shtyp tha se deri te deputetët kanë mbërritur informata të publikuara në shumë media informative bullgare se deputetët në Kuvendin bullgar tanimë kanë masur mundësi që kryejnë kontroll dhe ta shikojnë projekt-marrëveshjen gjegjësisht marrëveshjen e harmonizuar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në konferencën për shtyp ai në tërësi e lexoi letrën në të cilën thuhet se, siç qëndron, në opinionin e Maqedonisë po mbërrijnë informata nga media bullgare për gjoja elemente të tekstit i cili është pranuar nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me përmbajtjen e Marrëveshjes bilaterale midis dy vendeve.

Ata kërkojnë përgjigje se nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë ende qëndron në atë se do të punojë së bashku me opozitën për çështje me interes kombëtar dhe garanton transparencë pse tanimë në rastin e parë i shkel parimet që i paralajmëroi, ndërsa nga opozita pret të mbështesë marrëveshje të tyre pa mundur të marrë pjesë në proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button