‘Legjendat nuk lindin përditë’, Aurela Gaçe i plotëson kërkesën Nexhmije Pagarushës

Të shohësh një foto të tillë, të Aurela Gaçes me të madhen Nexhmije Pagarasusha është me të vërtetë një emocion.

Dy zëra shumë të fuqishëm, dy artiste që kanë dhënë shumë për muzikën shqiptare, e mbi të gjitha dy njerëz shumë pozitiv në të gjitha kuptimet e fjalës, dhe këtë e kanë treguar më së miri në këtë foto, shkruan Class.

Vetëm pak ditë pas kërkesës së Nexhmijes për të takuar këngëtaren Aurela Gaçen, këngëtarja nga Vlora nuk ka nguruar t’i përgjigjet pozitivisht

Malli e shtyu Nexhmije Pagarushën që të bënte një video ku i kërkonte Aurelës që ta takonte.

Sigurisht përballë një kërkese të tillë askush nuk do të qëndronte indiferente, e aq më tepër Aurela Gaçe, një njeri me zemër të madhe. Ajo ka shkuar që ta takojë Nexhmijen, dhe një moment kaq të bukur për të e ka ndarë dhe me miqtë e saj në Instagram.

Sigurisht bashkangjitur me foto, ka bërë një dedikim special, siç vetëm Aurela di ta bëjë.

“Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot … e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare Shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle . Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes…e di qe eshte pak , por une jam me fat qe e kam kete mundesi . Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e Duam kaq shume.
NEXHMIJE PAGARUSHA ❤e paperseritshmja jone”, shkruan Aurela bashkangjitur fotos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button