6 sekretet e bukurisë që industria nuk do që ju t’i dini

A keni menduar ndonjëherë se si personazhet e famshme duken gjithmonë mahnitës, pavarësisht nga moshës apo problemeve?

E  pranojmë se jemi paksa xheloz, por e kuptojmë se ata e kanë një ushtri me ekspertë personal të bukurisë, që i ndihmojnë të duken gjithmonë perfekt, shkruan Class.

Megjithatë, bazat e kujdesit efektiv janë të thjeshta dhe të disponueshme për këdo. Le t’u hedhim një sy së bashku!

1

Mos e zvogëlo përdorimin e produkteve për mbrojtje nga dielli
Lëkura e bukur dhe e shëndetshme nuk mund të arrihet pa përdorimin e rregullt të kremit të diellit në plazh. Një eksperte e kozmetikës, thotë se për asnjë arsye nuk duhet të neglizhoni këtë rregull. E ndërsa një tjetër kozmetolog i famshëm, Dr. Lancer, këshillon përdorimin me SPF jo më pak se 30.

2

Mos vendos asgjë në fytyrë nëse ke inflamacion
Nëse ke inflamacion, mos vendosni asgjë në fytyrë, as kremra të cilat na shiten si kuruese. Dr. Harold Lancer rekomandon që në këto situata të përdoret vetëm maska me baltë.

3

Mos harroni kurrë qafën tuaj
Qafa është një pjesë e trupit të një gruaje shumë e rëndësishme, pasi ajo koncepohet si “shefja”, sepse ajo kontrollon kokën, prandaj duhet të kujdeseni mirë për të. Lëkura në këtë zonë është shumë e hollë dhe delikate, po aq sa dhe fytyra juaj. Kështu që mos e neglizhoni atë. Të njëjtin kujdes si për fytyrën tregoni dhe për qafën.

4

Masazhojeni fytyrën tuaj me kub akull
Nëse keni një fytyrë me ngjyrë të zbehtë, dermatologia Ava Shamban na jep një këshillë shumë të vlefshme. Fërkoni për disa sekonda fytyrën tuaj me kuba akulli. Ky mashtrim i thjeshtë stimulon qarkullimin e gjakut, dhe lëkura juaj fillon të reagojë pozitisht.

5

Ruani aksesorët tuaj të bukurisë në mënyrë korrekte
Dr. Debra Jaliman shprehet se artikujt e bukurisë nuk duhet të qëndrojnë kurrsesi në tualet, pasi ajri i ngrohtë dhe i lagësht i bën ato të mbarojnë më shpejt. Për këtë arsye sipas saj, vendi i duhur është të mbahen në një ambient me temperaturë të ulët.

6

Gjithmonë hiqni reçipeta para se të shkoni në shtrat
Kemi dëgjuar shpesh që të flesh pa reçipeta nuk këshillohet pasi kjo do të prishte formën e gjoksit tuaj, por mjekët këshillojnë të kundërtën. Sipas tyre, të flesh me reçipeta nuk është diçka e mirë pasi nuk të lejojnë qarkullimin e gjakut, shkaktojnë acarim lëkure, telat që ato kanë janë shumë të bezdishme e aspak të rehatshme. Prandaj vajza flini sa më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button