Rita Ora një ‘rubin’ në mbrëmjen e ‘Cartier’ (FOTO)

Ajo është e njohur për stilin e saj sportiv në të veshur, por kësaj radhe Rita Ora na ka magjepsur të gjithë me pamjen e saj shumë klas në mbrëmjen që gjigandi francez i stolive, ‘Societe Cartier’, kishte organizuar në Londër, shkruan Class.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë të kuqe, me një të çarë shumë të guximshme tek kofshët dhe një dekolte shpërthyese.

Kaq ka mjaftuar që ajo të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Flokë të lëshuar të çrregullt, buzë të kuqe, tipar dallues tek 26- vjeçarja, dhe fustani. Aksesori i saj i vetëm ishin vetëm këpucët me disa gurë argjendi.

Me këtë veshje, Rita Ora ka vendosur padyshim një standard të ri për sa i përket veshjeve të mbrëmjeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button