Aksionet policore në Maqedoni, 23 persona të dyshuar për trafikim me emigrantë (VIDEO)

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë ditës së djeshme ka zbatuar aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë për shkatërrimin e trafikimit të organizuar të emigrantëve, në shumë zona të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Janë ndërmarrë veprime për pocesuim të padisë së dorëzuar nga ana e MPB-së kundër gjithsej 23 personave. Në mesin e të dyshuarve ka edhe një person të mitur, ndërkaq për 4 persona shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ekziston bazë dyshimi se personat kanë kryer vepër penale – trafikim me emigrantët sipas nenit 418-b dhe organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave penale trafikim me njerëz, trafikim me person të mitur dhe trafikim me emigrantë sipas nenit 418-v të Kodit Penal. Kundër 22 personave është miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 është dorëzuar propozim për shqiptimin e masës paraburgim, ndërkaq kundër personit të mitur deri te gjykatësi për fëmijë të Gjykatës Themelore Shkupi 1, është dorëzuar kërkesë për përgatitjen e procedurës përgatitore me propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Për momentin, 12 persona të dyshuarve, të cilët janë të kapshëm për organet e rendit, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërkaq njërit – masë arresti shtëpiak. 10 persona të tjerë janë në arrati dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tyre.

Për rrjedhën e mëtutjeshme Prokuroria thotë se do të njoftohet opinioni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button