Asnjë denarë për rrugën Shkup-Bllacë

Me rishikimin e Buxhetit për këtë vit, i cili të premten u miratua nga Qeveria dhe që së shpejti do të gjendet për shqyrtim para deputetëve në Parlament, aspak asnjë qindarkë nuk parashihet për autostradën Shkup-Bllacë, shkruan gazeta KOHA.

Edhe pse Kosova në pjesën e saj e ka afruar lidhjen me Maqedoninë pothuajse deri në kufi, te ne vazhdon përralla e njëjtë, edhe pse në programin qeveritar të LSDM-së si prioritet gjendet pikërisht kjo rrugë. Njëjtë ishte gjatë tetë viteve të kaluara. Askush nga ministrat e BDI-së, nuk ka informacion se pse rruga Shkup-Bllacë nuk parashihet me rishikimin e buxhetit.

As nga zëvendësministrja e financave Shirete  Elezi pas shumë kontakteve telefonike nuk arritëm të mësojmë se me çfarë parash do të ndërtohet rruga Shkup-Bllacë, të cilën plotë 8 vite BDI në pushtet e ka paralajmëruar. Përkundër kësaj, kryeministri Zoran Zaev të premten gjatë prezantimit të rebalancit tha se për të gjitha rrugët e filluara dhe ato të planifikuara, do të sigurohen para.

LEXO: OEMVP: Vit i zymtë ekonomik, Qeveria disa herë ka refuzuar lehtësim të tregtisë me Kosovën

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button