Gjendjet pa shenja jete 79 vjeçari i zhdukur nga Tetova

Dje rreth orës 16:30 në Stacionin Policor në Tetovë, një banor i fshatit Bozovcë ka paraqitur se në lumin Temishnicë të fshatit Breznicë është gjetur i vdekur A.A. (79) nga Tetova, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga MPB, i njëjti ka qenë i paraqitur si i humbur më 1 korrik të këtij viti. Nga ana e ekipit të zjarrfikësve të Tetovës, trupi i pajetë i personit është nxjerrë nga lumi. Është kryer ekspertizë nga ana e SPB-Tetovë, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button