Posta nuk e njeh adresën në gjuhën shqipe, ia kthen dërgesën tetovarit

Avokati tetovar Harun Behadini është ankuar se Posta e Maqedonisë nuk merr parasysh adresat e dërgesave, kur në të njëjtat shënohet adresa në gjuhën shqipe. Ai nënvizon se këtyre ditëve ka nisur një dokument për në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

“Adresën në dërgesë e kam shënuar në gjuhën shqipe dhe më pas më ka ardhur e njëjta dërgesë me vulë se adresa e njëjtë nuk ekziston. Kjo është hera e parë që ndodh që të më kthehet kjo përgjigje, sepse në të kaluarën kam dërguar dërgesa ndonjëherë në gjuhën shqipe, ndonjëherë në gjuhën maqedonase, por dërgesa ka arritur. Një rast i këtillë më ka ndodhur për herë të parë dhe mendoj se postierit i ka penguar gjuha shqipe pse ka qenë e shënuar dhe e ka kthyer dërgesën”, thotë avokati Behadini.

Ai nënvizon se kjo ka ndodhur gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, kurse më herët njëjtë ka qenë e shkruar adresa, sepse në Gjykatën themelore në Shkup ne dërgojmë shpesh dërgesa përmes postës. Ai thotë kjo ka ndodhur në Postën në Shkup.

Në ndërkohë, nga kabineti i drejtorit të Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi, thonë se dërgesa është kthyer vetëm sepse ka qenë pa adresë të saktë të shënuar. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button