Për arritjen e mesatares së BE-së, Ballkanit Perëndimor i duhet rritje ekonomike vjetore prej 6% deri në vitin 2030

Parashikimi i Bankës Botërore tregoi se ekonomitë në Ballkanin Perëndimor duhet të rriten me normë vjetore prej 6% nëse duan që ta arrijnë mesataren e BE-së deri në fund të vitit 2030, njofton Portalb.mk.

Pas një dekade pa rritje, numrat aktuale thuajse edhe nëse nuk kalojnë 3%, është mjaft pak për përparim. Nivel më të lartë të Bruto Prodhimit Vendor (BVP) për kokë banori është e nevojshme për përforcimin e demokracisë dhe sundimit të drejtës në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por, në vend asaj, hendekun po zgjerohet dhe e mashtron rajonin me tundime të populizmit, nacionalizmit dhe rryma tjera antievropiane, transmeton “Dojçe Vele”.

Politika e zgjerimit të BE-së në Ballkanit Perëndimor është tregim për mossukses. Ajo patjetër duhet të pranohet, pa dallim që Brukseli i thekson hapjen e kapitujve të rinj nga bisedimet me Malin e Zi dhe Serbinë, ose Samitin e katërt për Ballkanin Perëndimor i cili do të duhet të mbahet në Trieste nesër (si pjesë e procesit të Berlinit). Shumë persona dyshojnë se Brukseli tregon interes vetëm kur krizat lokale e kërcënojnë BE-në: nëpërmjet korridorit të emigrantëve, si burim i krimit të organizuar, si platforma për terrorizëm islamik ose si viktimë periferike e përtalljeve mes Perëndimit dhe Rusisë.

Konsesusi i pasuksesshëm i Uashingonit

Vendet e Ballkanit Perëndimor në pjesë më të madhe i implementojnë reformat themelore të cilat i kërkon BE-ja, Banka Botërore dhe FMN në korniza të të ashtuquajturës Konsensusi i Uashingtonit. I kanë hapur tregjet e tyre për BE-në, i kanë prezantuar dhe liberalizuar ekonomitë dhe kanë miratuar masa për kursim. Ideja prapaskenike e konsensusit të Uashingtonit është që nëpërmjet reformave – në kombinim me miratimin e shkallëzuar të ligjeve, parimeve dhe aktiviteteve në BE – të reformohet ekonomia tregtare dhe të hapet rruga drejt anëtarësimit në BE.

“Dora e fshehur” e tregut këtu me të vërtetë e dukshme, por jo ashtu siç është shpikur në librat e transicionit. Në shumë raste, nepotizmi dhe administrata e dobët publike e kanë penguar afrimin politik dhe ekonomik me BE-në. Ajo është trashëgimi e hidhur nga politikat e gabuara privatizuese nga vitet e 90-ta, kur ndërmarrjet kolektive fillimisht janë nacionalizuar, ndërkaq më pas janë dorëzuar në disa persona – para se gjithashtu të cilët kanë qenë të lidhur me politikën. Prej atëherë, ekonomitë janë vjedhur, ashtu siç tregojnë edhe rastet aktuale gjyqësore për Agrokor në Kroaci dhe Delta në Serbi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button