22 vite nga gjenocidi në Srebrenicë

Në Qendrën memoriale në Potoçari, afër Srebrenicës sot do të mbahet komemoracioni i 22-të tradicional për viktimat të cilët pësuan në gjenocidin në atë qytet gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Për herë të parë prej përfundimit të luftës në BeH komemoracioni në Potoçari do të mbahet derisa në krye të komunës së Srebrenicës është Mlladen Grujiçiq, përfaqësues i serbëve të Bosnjes.

Praninë në komemoracion nga Serbia e konfirmuan deri tani përfaqësues të opozitës LSV, Nenad Çanak dhe të LDP, Çedomir Jovanoviq.

Ish-shefi i Srebrenicës, Qmil Durkaoviq, përndryshe kryetar i Këshillit organizativ për shënimin e përvjetorit të masakrës konfirmoi për Fena-n se gjithçka është përgatitur për lutjen kolektive dhe varrimin e viktimave të identifikuara.

Durakoviq deklaroi se nga aspekti i mjeteve materiale-teknike, Këshilli organizativ i ka kryer të gjitha përgatitjet që ky përvjetor të kalojë në rendin më të mirë.

Ai njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që me sjelljen e vet ta harmonizojnë me rëndësinë e ngjarjes, të jenë dinjitoz. Durakoviq përmendi se siguria është ngritur në nivel më të lartë dhe shtoi se të gjithë njerëzit qëllimmirë janë të mirëseardhur.

Ai pret që në Potoçari do të tubohen mes 25 mijë deri 30 mijë njerëz nga mbarë bota.

Në Qendrën kulturore Srebrenicë dje u mbajt mbledhje komemorative për viktimat boshnjake dhe serbe.

Boshnjakët konsiderojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, përderisa autoritetet në Serbi dhe Republikën Serpska konsiderojnë se në atë qytet gjatë luftës ka ndodhur vetëm krim lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button