Avancimi i diasporës së Maqedonisë në Australi, fokusi i takimit Dimitrov-Bishop

Diaspora e Maqedonisë në Australi, avancimi i statusit dhe të drejtave të tyre si dhe lufta kundër terrorizmit ka qenë temat kryesore që u zhvilluan në takimin ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Australisë, Xhuli Bishop dhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov që u realizuar sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Në këtë takim u fol për mënyrën e luftimit të terrorizmit dhe përballjes së krizës me emigrantët si një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota. Maqedonasit në Australi janë të zëshëm dhe kjo mundëson që të kemi edhe më shumë arsye se pse unë jam këtu sot. Kemi diskutuar gjendjen dhe avancimin e diasporës maqedonase në Australi”, tha Bishop.

Ajo vlerësoi se turi i saj ballkanik do ta shfrytëzojë për të nxitur bashkëpunimin dhe përmirësuar raportet ndërmjet shteteve ballkanike me qëllim që të ndihmojë Maqedoninë në procesin integrues euro-atlantik.

“Ky ishte një takim historik i cili do të nxisë takimet ndërmjet Australisë dhe Maqedonisë por edhe me vendet tjera në Ballkan. Para Maqedonisë isha në takim në Kroaci dhe prej këtu do të shkoj në Serbi. Nga Qeveria e re pres realizim dhe përmbushje të detyrave të cilat duhet të bëhen në një shtet demokratik. Ne do të ndihmojmë dhe përkrahim Maqedoninë në realizim të obligimeve dhe zhvillimin e proceseve të cilat do të mundësojnë përparim në rrugën euroatlantike”, tha Bishop.

Ndërkaq ministri Nikolla Dimitrov tha se takimi i sotëm ishte i rëndësishëm për Maqedoninë dhe diasporën e saj në Australi.

“Takimi me ministren e Jashtme të Australisë e vlerësojë si shumë të rëndësishëm ngaqë pas shumë vjetëve një funksionar i lartë shtetëror australian e vizitoi Maqedoninë. Bëhet fjalë për një shtet i cili mund të ndihmojë shumë, ka shumë potencial për zhvillim të raporteve bilaterale dhe se do ta shfrytëzojmë këtë vëmendje dhe këtë mundësi që e fituam që të vendosim raporte të mira edhe me rajonin sepse ministrja vjen nga Kroacia kurse më pas do të shkojë në Serbi. Diaspora maqedonase është pika kyçe e takimit të Dimitrovit dhe Bishopit ngaqë ata janë faktori kryesor se pse u realizua takimi i sotëm dhe të vazhdohen të njëjtat të bëhen praktikë edhe më tutje”, tha Dimitrov.

Që të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen edhe pse pozita gjeografike e vështirëson të njëjtën.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button