Kryeministri irakian shpalli fitore ndaj SHI-së në Mosul

Kryeministri irakian, Hajdar al Abadi edhe zyrtarisht shpalli fitore ndaj Shtetit islamik në Mosul, me çka është vërejtur humbja më e madhe e grupacionit islamik prej se shpalli kalifatin para tre viteve.

“E shpall prej këti fundin, humbjen dhe kolapsin e shtetit terrorist të gënjeshtrës dhe terrorizmit, që SHI e shpalli në Mosul”, deklaroi ai gjatë fjalimit, i cili është transmetuar përmes televizionit shtetëror.

Me rënine  e Mosulit, praktikisht shënohet fundi i pjesës irakiane të kalifatit të SHI-së, që e përfshin edhe territorin sirian.

Megjithatë SHI edhe më tutje kontrollon territor në perëndim dhe në jug të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button