Mihael Roth në takime me Osmanin dhe Dimitrovin

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Maqedoni. sot do të ketë takime me zëvendëskryeminsitrin e Republikës së Maqedonisë, i angazhaur për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Në takime, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Union. Gjithashtu, do të arsyetohet edhe Plani 3-6-9.

Diplomati gjerman dje u takua me kryeminsitrin Zoran Zaev, ku, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është shprehur mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për hapat e kryministrit dhe të Qeverisë së re të Maqedonisë, në muajin e parë të formimit. është vlerësuar se janë bërë lëvizje të dukshme pozitive që paralajmërojnë rezultate në proceset eurointegruese.

Lidhur me vizitën e sekretarit shtetëror Roth, nga MPJ gjermane kumtuan, se ai ka shfaqur shpresë nga përkushtimi ndaj reformave të Qeverisë së re në vend, formimi i së cilës, theksojnë, ishte i gjatë dhe i vështirë.

“Ishte koha e fundit të tejkalohen bllokadat në ish-Republikën jugosllave të Maqdonisë. Politikanët përgjegjës e çuan vendin në gjendje shumë të rëndë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresëdhënëse nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron hollësisht të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rjaonal”, ceket në informatën nga MPJ gjermane para vizitës.

Diplomati gjerman Roth vjen në Shkup pas vizitës në Beograd.

Mihael Roth është një ndër diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane, anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të minsitrit të Jashtëm Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërkaq merr pjesë edhe në ndërmejtësimin ndërkombëtar për krizën në Katar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button