VARDISJA

Janë të çuditshme disa gjera. Bie fjala, ka njerëz ka njerëz të cilët pa ndonjëfarë përgatitjeje o kualiteti ia dalin të kenë ndikim në këtë shoqëri. Ata shpeshherë i sheh nëpër media vizuale, nëpër tubime e tryeza. Nëpër tubimet e tilla nuk flitet për punë qenësore, por vazhdimisht lavdërohet demokracia me një retorikë të përsëritur, ku nxihet pala tjetër, diskualifikohet me epitete të zeza. Këta njerëz, zakonisht, janë njerëz të partisë dhe të pushtetit. Dhe, për habinë e të gjithëve këta njerëz, ushtarë të partisë, që i ofrojnë begati popullit në të ardhmen, në fakt e kanë siguruara begatinë për vete dhe vazhdojnë ta zgjerojnë pasurinë e vet tash e sot.

Ka njerëz të tjerë që i ndjekin ecuritë shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, kritikojnë çfarë duhet të kritikohet, thonë se çfarë nuk bën, por edhe japin propozime se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që për të gjithë të sigurohet një e ardhme më e mirë. Por këta njerëz mbeten gjithmonë të anatemuar nga pushteti dhe shpesh i mbulon terri informativ.

Qeveria, asnjë qeveri deri më tash,  asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme të thotë: pritni bre burra, çfarë thatë, dale t’i shohim këto argumente, t’i analizojmë, t’i shohim bashkë me shërbimet tona, me ekspertët tonë. Në vend se t’i pranojnë kritikat qëllimmira, pushteti mban një konferencë për shtyp dhe  i lëshojnë breshëritë e tyre  të zbrazëta retorike të diskualifikimeve, pa dhënë ndonjëherë ndonjë argument.  Ata deri më tash nuk e kanë përdorur argumentin, nga se nuk e kanë djerë një nevojë të tillë. Pse ta nxjerrin argumentin? Ata ndjehen të sigurt pa argumente, sepse i kanë pasur në duart e veta të gjitha instrumentet e pushtetit, i kanë mediat, i kanë edhe disa organizata joqeveritare që janë me orientim proqeveritar. Këto “mjete” kanë dalë të suksesshme në shoqërinë tonë, sepse kemi të bëjmë me një mentalitet i mbetur nga sulltanati osman, kur e drejta ka qenë gjithmonë në anën e kadiut. Ta themi në përkthim një thënie: kadiu të akuzon, kadiu të gjykon. Palës tjetër, asaj pale që i ndjek proceset me syrin opozitar (jo të një partie opozitare), asaj pale askush nuk ia var veshin.

Sa herë që  pushteti e mbështet për muri ndonjë intelektual, apo disa syresh, për fjalën, për mendimin ndryshe, nuk ka reaksione prej qytetarëve. Pse mos të them, nuk ka reaksione as nga intelektualët tjerë.

Diçka tjetër, e dhembshme, është se në këtë vend, nuk nxjerr vota e vërteta, nuk dëgjohet argumenti. Këtu mjafton të mbështetet zëshëm antishqiptarizmi që të grumbullohen vota e vota, këtu mjafton që kënga folklorike që partia e pasuksesshme të sigurojë më së shumti karrige në kuvend.

E vërteta dhe argumenti këtu paraqesin pasiguri. Thuajse kurrë nuk kalon krenaria. Arsyeja është e thjeshtë dhe shpjegohet me këtë thënie: ule kryet, mos e ngre zërin kundër pushtetit, se është zoti përpara dhe prapa zotit pushteti. Kështu thonë klerikët qytetari e dëgjon fjalën e klerikut.

E kush çan krye për njeriun që rrebelohet kundër padrejtësive,  për njerëzit që i dalin zot të vërtetës dhe të drejtave që na i ka dhënë vetë Zoti? Këtu është Ballkan dhe këtu jo që i dëgjojnë fjalët e atyre diskualifikuesve qeveritarë që vërtiten nëpër tryeza, simposiume e media, por këtu në Ballkan i vardisen pushtetit.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button