Një grup qytetarësh nga Maqedonia nisen për në Srebrenicë

 Një grup prej rreth 20 boshnjakëve nga Maqedonia, përfshirë shqiptar, turq dhe maqedonas, pasditen e sotme u nisën për në Srebrenicë, ku gjatë ditës së nesërme në Qendrën përkujtimore Potoçari do të përkujtohet 22-vjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky udhëtim nga Shkupi për të përkujtuar gjenocidin ndaj boshnjakëve në Qendrën përkujtimore Potoçari organizohet për herë të tretë nga Shoqata e Boshnjakëve nga Maqedonia DIVAN.

Salem Izberoviq nga Shoqata DIVAN theksoi se ky është viti i tretë me radhë dhe shprehu shpresë që viteve të ardhshme të udhëtojnë më masivisht.

Izberoviq duke theksuar se “respekti ndaj njëri-tjetrit është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuptim të shprehim afirmimin tonë kundër urrejtjes dhe mostolerancës”, deklaro se: “Ne patjetër duhet ta përkujtojmë Srebrenicën. Nuk guxojmë ta harrojmë. Ai që do ta harrojë, përsëri mund t’i përsëritet. Prandaj, nga ky vend porosisim që Srebrenica asnjëherë askujt nuk guxon dhe nuk do t’i përsëritet”.

Përveç boshnjakëve, nga Shkupi u nisën edhe disa anëtarë të përkatësive të tjera etnike në Maqedoni të cilët thonë se qëllimi i tyre është për t’i dërguar botës mesazhin se “Asnjëherë, askund dhe askujt mos t’i ndodh ajo që i ndodhi boshnjakëve”.

Kallaç Umer, qytetar nga Velesi tha se: “Është një nder i madh për mua që për herë të parë pas 22 viteve nga gjenocidi në Srebrenicë do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave. Për mua personalisht, çdo kush që e mohon këtë të keqe është bashkëpjesëmarrës në të”.

Për herë të parë këtë vit një delegacion kuvendor nga Maqedonia do të marrë pjesë në Potoçari, me rastin e 11 korrikut – Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Njëkohësisht, në kuadër të shënimit tradicional, më 11 korrik në Shkup do të mbahet “Marshi i Paqes” të cilin e organizojnë disa organizata joqeveritare në krye me Shoqatën Kulturore Boshnjake për të dënuar gjenocidin ndaj boshnjakëve.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 4 shkurt të vitit 2010, mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua që në mënyrë adekuate të shënojë 11 korrikun.

Ndryshe, në ceremoninë përkujtimore në Potoçari, më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 71 mbetjeve mortore të gjenocidit të Srebrenicës, identiteti i të cilëve sapo është zbuluar, në mesin e të cilëve janë edhe shtatë të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button