VIDEO-Momenti i eksplodimit të bombës në Radishan

Familja shqiptare në Radishan të Shkupit po përjeton një dramë të vërtetë, pas dhunës fizike tashmë janë hedhur edhe dy bomba në drejtim të shtëpisë.

Në video shikoni momentin e eksplodimit.

Mbrëmjen e djeshme në drejtim të shtëpisë ku jeton familja Zeqiri janë hedhur dy bomba , njëra prej të cilave ka shpërthyer në banjo, ndërsa tjetra ka rënë në oborrin e shtëpisë dhe për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Sot në mëngjes, nga ekspertiza, është konstatuar se në xhamin e ballkonit të shtëpisë është shtënë me armë zjarri dhe si pasojë e plumbave xhami është thyer.

Zeqiri nga Radishani: A ka dikush t’i ndal këto huliganë?!

Zemri Qamili: Punojmë në zbardhjen e rastit të familjes së Radishanit

Lajme të ngjashme

Back to top button