Trazira dhe zjarr në kampin për emigrantë në Lezbos

Në Qendrën për pranim dhe identifikim të refugjatëve dhe emigrantëve në ishullin grek Lezbos shpërthyen trazira, që gjithnjë e më shpejt po dalin nga kontrolli.

Në qendër, gjithashtu, ka shpërthyer edhe zjarr, por zjarrfikësit janë penguar ta shuajnë, transmeton agjencia greke ANA MPA.

Siç shpjegohet, trazirat kanë shpërthyer në orën 16 pasdite sipas kohës lokale në qendrën në Morij, ndërsa situata në të është përshkruar si “jashtë kontrollit”.

Incidentet kanë filluar kur një grup i emigrantëve janë nisur drejt qendrës së dedikuar për ata të cilët largohen nga kampi në protestë kundër kushteve për jetesë të atyre të cilët qëndrojnë në kamp, ndërsa të cilët duhet të kthehen në Turqi.

Policia ka intervenuar në mbrojtje të qendrës, që ndodhet në kuadër të kampit, por policët janë gjuajtur me gurë.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, që ka sjellë deri në përhapje të dhunës.

Sipas burimeve anonime të agjencisë greke, janë djegur dy tenda të mëdha dhe një ose dy kontejnerë për të jetuar, ndërsa një grup i emigrantëve po i bllokon tentimet e zjarrfikësve që të hyjnë në kompleks dhe ta shuajnë zjarrin.

Zjarrfikësit kanë qenë të detyruar që të tërhiqen, pas çka janë gjuajtur me gurë, me ç’rast është dëmtuar një automjet zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button