Komuna e Strugës kërkon nga qytetarët më tepër kujdes për ambientin jetësorë

Komuna e Strugës , në prag të këtij sezoni të ri turistik, u bën apel të gjithë qytetarëve, të rrisin ndjeshmërinë sa i përket mirëmbajtjes së ambientit jetësor, përkatësisht ruajtjes së hapësirave publike nga ndotja  dhe hedhja e mbeturinave.

“Tashmë,  është  bërë i dukshëm dhe  i qartë ndryshimi drastik progresiv në fushën e mirëmbajtjes së rrugëve, parqeve dhe hapësirave të tjera publike duke u krahasuar me një vit apo disa vite më parë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Strugës..

“Komuna e Strugës, Ndërmarrja Publike ‘’ Komunalja’’ e të tjera , si të vetme janë të pafuqishme në rast se mungon mbështetja qytetare . Me ardhjen e sezonit të ri turistik, shtohet fluksi i qarkullimit të njerëzve, dhe kostoja për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike rritet”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button