Mos u ndafsh me Dua Lipën se telefonin nuk ta hap më (VIDEO)

Kur ndahesh me Dua Lipën, as mos ëndërro më që të flasësh me të. Të paktën kështu thotë ajo në këngën e saj më të fundit “New Rules”, shkruan Class.

Mesa duket ndarja me Isaac Carew është përfundimtare, pasi këngëtarja tashmë as nuk i përgjigjet telefonatave të tij. Gjithmonë bazohemi në këngën e saj më të re.

“E para, mos i hap telefonin, ti e di që ai po të merr thjesht sepse është i dehur dhe i vetëm”,-thotë Dua në një pjesë të këngës.

Lidhja 2-vjeçare e Duas me Carew fillimisht u duk se u mbyll paqësisht pasi, këngëtarja nga Kosova edhe pas ndarjes vazhdoi postoi foto së bashku me të në Instagram. Por tashmë ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në asnjë rrjet social. Kjo tregon që Dua ka vendosur të mos shohë se çfarë bën ish-i i saj, dhe as nuk ka ndërmend as t’ia hapë celularin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button