Ademi: Presim përgjigjje pozitive nga Gjermania për shfrytëzimin e patentave të Maqedonisë në Gjermani

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me Ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily.

Në takimin, siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, Ademi theksoi se kujdesi i diasporës në nivel ministror ka më shumë përparësi. Në veçanti theksoi nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët siç theksoi ministri, ndihen të pafavorizuar përpara investitorëve të huaj.

“Ne nuk kemi ligj për diasporën. Diçka që, si një rregullim ligjor ekziston te të gjithë fqinjët tanë, dhe i përcakton aspektet ligjore të bashkëpunimit të diasporës me atdheun” theksoi ministri Ademi.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, ishte veçanërisht mirënjohës për idenë e një strategjie për kthimin e emigrantëve te rinj në Maqedoni, që ministri i prezantoi përpara shkëlqesisë së tij gjatë vizitës së sotme.

Si një sfidë e veçantë, Ministri Edmond Ademi theksoi ndarjen etnike të diasporës. Një nga synimet e veprimtarisë së tij janë dy komunitetet më të mëdha etnike nga Maqedonia, që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, të ulen në një tavolinë të përbashkët dhe të bashkëpunojnë me Qeverinë.

“Para nesh, kemi një fletë të zbrazët. Mbetet që ne të shkruajmë gjëra të mira” – theksoi Ademi.

Gjithashtu, theksoi që si hap i parë i suksesshëm është pritja e një përgjigjje pozitive nga Ministria e Transportit të Gjermanisë, në përpjekjet e bëra për qytetarët e Maqedonisë të jenë në gjendje të përdorin patentat e shoferit të Maqedonisë në Gjermani.

Diaspora është një burim i rëndësishëm dhe i vlefshëm jo vetëm në Maqedoni por edhe në nivel global, tha Ambasadori Baily, i cili theksoi se do të ndihmon në vendosjen e komunikimit me emigrantët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në të ardhmen të investojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button