Doris Pak: LSDM të pranojë mandatet dhe të tregoje se e kupton demokracinë

Eurodeputetja Doris Pak i ka bërë thirrje LSDM që të pranojë mandatet e fituara për deputet në vend që të bojkotojnë, në mënyrë që të tregojnë se e kuptojnë demokracinë.

“Mendojë se ata duhet t’i pranojnë zgjedhjet dhe të punojnë si opozitë e mirë. Demokracisë i duhet opozitë dhe shumicë. Qoftë edhe nëse ka pasur parregullsi, OSBE tha se zgjedhjet ishin të rregullta dhe mendoj se këto ishin rezultatet dhe jo ajo që dikush mendon pasi humb partia”, tha Doris Pak për televizionin Kanal 5.

Ajo tha se tani nuk është koha dhe as që ka nevojë për zgjedhje të reja. ”Me rëndësi është që të kuptohet se patjetër të pranohen zgjedhjet dhe të sillen si opozitë. Opozita patjetër duhet t’i mësojë rregullat demokratike”, thotë Doris Pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button