Zbardhen arsyet, ja pse u godit në Tiranë gazetari investigativ. Çfarë pritet të ndodhë sonte

Përse u godit gazetari i emisionit “Stop” fundjavën e kaluar në një fshat të Tiranës?

Investigimi në fjalë, pritet të publikohet sot në Klan në emisionin e përnatshëm. Gazetari Genci Angjellari po ndiqte problematikën e ndotjes mjedisore dhe një skandali me përmasa të frikshme në jetën dhe shëndetin e të gjithë banorëve të zonës, por personat e interesuar që ky skandal të mos publikohej, veç masave për fshehjen e gjurmëve, kanë goditur edhe gazetarin, shkruan Syri.net.

Gjithçka është regjistruar dhe dokumentuar nga kamerat e “Stop”. Pamjet filmike që transmetohet sot flasin për një çështje që do të ngrinte në këmbë opinionin publik dhe të gjitha hallkat e shtetit, në një vend normal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stermas të Tiranës. Policia tha se ka shpallur në kërkim një grua me iniciale M. T., 42 vjeçe e cila ka goditur me sende të forta gazetarin i cili po punonte për një temë të ngarkuar nga redaksia.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.T, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Stermas, për shkak të detyrës si gazetar investigativ, ka goditur me sende të forta shtetasin G.A, vjeç 33 banues në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button