fbpx

Kurc deri te Dimitrovi: Austria e përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

“Austria është mik i Ballkanit dhe Maqedonisë”, shkruan në Tuiter, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Ai tha se është nder që është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, dhe që ia ka prezantuar një kapitull të ri të Maqedonisë.

Në takim, ashtu siç informojnë nga MPJ-ja e Austrisë, është diskutuar për emigrantët, euro-integrimet, OSBE-në, me të cilën sot udhëheq Austria  dhe ministri i saj, Kurc, por edhe për situatën në rajonin e Ballkanit. “Jam i gëzuar e takova ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov, në takimin e tij të parë zyrtar në Vjenë. Austria dhe Maqedonia kanë  lidhje të fuqishme bilaterale. Maqedonia është partner mjaft i rëndësishëm në luftën kundër emigrimin ilegal në Rutën Ballkanike. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për euro-integrimet e Maqedonisë të cilat i përkrahim”, ka shkruar në Tuiter Kurc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button