Oda Ekonomike kërkon të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 21

Të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht orës 21 pasi që në nëntë vitet e kaluara pasi është sjellë, jo vetëm se nuk i arriti rezultatet e dëshiruara, por shkaktoi edhe dëm shtesë, para së gjithash tek konsumatorët, ndërsa më pas edhe tek industria vendore dhe shtetërore, apeloi Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Këtë kërkesë të shndërruar në Nismë për ndryshimin e Ligjit për tregti, Oda sot ia dorëzoi Ministrisë së Ekonomisë.

Oda kërkon edhe pezullimin e taksës prej 0,05 për qind për vazhdimin e licencës për shitjen e alkoolit tek tregtarët me mbi tre objekte shitëse, pasi që, siç theksoi drejtoresha operative, Elena Milevska Shtërbevska, ka të bëjë me qarkullimin e përgjithshëm, dhe jo vetëm të qarkullimit të pijeve alkoolike. Me taksën, shtoi Milevska Shtrbevska, kjo kategori e tregtarë janë sjellë në pozitë normale lidhur me subjektet e tjera në treg.

“Vendosja e ndalesës për shitjen e alkoolit pas orës 19 gjegjësisht 21 ishte që të zvogëlohet konsumi i tij, veçanërisht tek të rinjtë. Por, përkundrazi, në raportin e fundit të Institutit për shëndet publik, të publikuar vitin e kaluar, u konstatua se konsumi nuk është vetëm dukuri tek të rriturit por edhe tek të rinjtë numri i së cilëve një ditë bëhet gjithnjë e më i madh. Prej kësaj del se masa e vetme efikase për zvogëlimin e qasjes së alkoolit tek të rinjtë është zbatim konsekuent dhe rigoroz i dispozitave ligjore për ndalesën e shitjes dhe mbushjes së alkoolit tek personat nën 18 vjeç, dhe jo “ndalim” për të gjithë”, potencoi drejtoresha.

Shtesë, tha, në dhjetë vitet e kaluara të zbatimit të kësaj rregullative ligjore restriktive, nuk janë ofruar kurrfarë dëshmish empirike se ajo ka realizuar çfarëdo ndikimi ndaj zvogëlimit eventual të alkoolizmit në Republikën e Maqedonisë.

Sipas saj, kufizimi i shitjes së pijeve alkoolike në rrjetin tregtar drejtpërdrejt i stimuloi prodhimin dhe tregtinë “në të zezë” që u shkaktoi dëm të drejtpërdrejt konsumatorëve. Me vendosjen e licencës për shitjen e alkoolit, mbi 5.500 objekte tregtare në vend prej gjithsej 13.000 kanë hequr dorë nga shitja e alkoolit, me çka në mënyrë drastike është zvogëluar qarkullimi i tyre.

Maqedonia ka konsum të vogël për kokë banori në Evropë prej rreth 10 litra verë dhe nën 30 litra birrë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button