Ancelotti: “Dybala si Messi e Cristiano? Ata janë të paarritshëm”

Ancelotti beson se Dybala asnjëherë nuk do të arrijë në nivelin e Messit e Cristianos.

Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, shpesh është konsideruar si lojtar me cilësi të mëdha dhe që do të arrijë nivelin e dy më të mirëve të botës, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton Gazeta Experess.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Bayern Munich, Carlo Aancelotti.

Ish trajneri i Real Madridit nuk ka dyshime se Dybala është lojtar i klasit botëror, por nuk beson se do të arrijë dikush atë që kanë arritur Messi e Cristiano.

Dytë së bashku kanë fituar nëntë “Topa të Artë”, derisa kjo shifër mund të shkojë në dhjetë, pasi CR7 është favorit për ta fituar të pestin personal, pas suksesit mbresëlënës me Real Madiridn, ku fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

“Paulo Dybala është lojtar shumë mirë, por gjithmonë do të jetë nën hijen e Messit e Cristianos, po e përsërisë ai do të jetë vetëm pas tyre”, tha Ancelotti.

Trajneri i kampionëve të Bundesligas foli edhe për Serinë A.

Italiani beson se Juve është sërish favorit për ta fituar Scudetton në sezonin 2017/18, derisa pret ringjallje të Interit e Mialnit.

“Juve edhe më tej mbetet favorit për Scudetto, por Inter dhe Milan janë duke iu afruar”, tha Ancelotti.

Ancelotti u ndal edhe te Liga e Kampionëve, duke thënë se ky do të jetë sezoni më i zjarrtë në këtë garë.

“Kjo garë do të jetë më e fortë se kurrë më parë këtë sezon për shumë arsye: do të rikthehen klube të mëdha angleze, si Chelsea e Manchester Unitedi. Barcelona dhe Bayern Munich janë të etura për t’u rikthyer sërish në maje, Juventusi ëndërron që të fitojë trofeun që i mungon për shumë vite dhe krejt në fund ideja se Reali mund të kompletojë het-trikun, për këto arsye do të jetë shumë interesant Championsi”, deklaroi Ancelotti.

“Objektivi i gjitha këtyre skuadrave, duke përfshirë këtu edhe Paris Saint-Germain, është gjysmëfinalja. Që të gjitha duan të jenë në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë”, theksoi mes tjerash Ancelotti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button