Mjekët e Kumanovës kërkuan ndryshime ligjore për përmirësimin e punës së tyre

“Përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve Amë Privat nga Kumanova dërguan letër te Ministria e Shëndetësisë në të cilën janë përfshirë shumë kërkesa dhe propozime për ndryshime të vendimeve ligjore me të cilat, siç deklaruan, do të përmirësohet puna e mjekëve amë privat”, deklaroi sot koordinatori i Shoqatës, Fatmir Asani, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se mjekët privat nga Kumanova kërkojnë ndryshime të caktuara, mes tyre janë regjistrimi i pacientëve dhe leja e mjekëve në emër të institucionit shëndetësor privat, duke shtuar se në këtë mënyrë kursehet në kohë dhe fitohet mundësi për edukimin e pacientëve. Nëse nuk është shprehur regjistrim, shpjegoi Asani, pacientin nuk e pranojnë për mjekim as në nivel sekondar dhe as terciar në mbrojtjen shëndetësore.

“Kërkesa e dytë është që të gjithë barnat të cilët i shkruajmë të jenë në pjesë, sipas numrit, sepse pacientit i shkruante terapi për një muaj, a jo për 20 ditë duhet ta rishkruajmë me 2 ose 3 kuti, Fondi na e lejon këtë, por pacientët nuk mund t’i marrin barnat në barnatore. Kërkojmë ose të ritet numri i tabletave në paketim ose të mund ta rishkruajmë përsëri, sipas numrit të recetave që të mos humbin kohë pacientët duke shkuar te mjekët amë”, tha Asani.

Ai theksoi se mjekët amë privat nga Kumanova kërkojnë se përveç emrit gjenerik të qëndrojë edhe emri i fabrikës së tabletit të caktuar, sepse, siç theksoi, ndodh që pacientët të kenë të njëjtin tablet me emër të ndryshëm dhe për shkak hamendjes  t’i pinë në të njëjtën kohë, me të cilët shkaktojnë probleme të caktuara shëndetësore, më shpesh me lukthin.

Mjekët e Kumanovës kërkojnë heqjen e dënimeve ndaj mjekëve, rritjen e kuotës për ri-regjistrimin e mjekëve. Shoqata e Mjekëve Amë Privat nga Kumanova kërkon shfrytëzimin e plotë të kartelave elektronike dhe nxjerrja e të rejave sa më shpejt.

Organet kompetente presin nga Ministria që t’i shqyrtojë kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button