Ish presidenti bullgar, Përvanov: T’i ndihmojmë Maqedonisë të hyjë në BE dhe NATO

Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë është hap i parë i mirë ndaj përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, deklaroi ish-presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov për Televizionin nacional bullgar.

Përvanov thekson se duhet t’i ndihmohet Maqedonisë që të hyjë në BE dhe NATO për stabilizim të vendit dhe rajonit, por se është e rëndësishme që edhe Bullgaria t’i zgjidhë problemet e saj me Maqedoninë rreth çështjes për historinë e përbashkët.

“Kemi atmosferë të volitshme, çfarë mund të mos përsëritet në 20 vitet e ardhshme. Prandaj duhet të lëvizim ndaj nënshkrimit të marrëveshjes. Jam skeptik se marrëveshja do ta zgjidhë problemin, po çka do që të jetë dhe të mos bartë cilësi në krahasim me deklaratën e vitit 1999, marrëveshja është me të vërtetë e nevojshme dhe duhet të nënshkruhet. Çështja është tjetër, ne nuk do ta zgjidhim problemin me një marrëveshje, nuk do t’i zvogëlojmë tensionet. Na duhen vite, dekada punë. Na duhet konsensus publik politik, mjedis tjetër medial. Kjo krijohet me shumë kontakte dhe me shumë dialog”, deklaroi Përvanov.

Theksoi se problemi bazë për Bullgarinë, i cili duhet të zgjidhet në marrëdhëniet me Maqedoninë, është historia e përbashkët. Si shembull ai e ka theksuar datën e nënshkrimit të marrëveshjes 2 gusht, kur, siç thotë, ka filluar Kryengritja e Ilindenit. Sipas tij, emri i kryengritjes do të thotë se unifikohet kryengritja në Traki dhe Maqedoni, për çka nevojitet qasje e kujdesshme në temë.

“Kriteri është në atë që kemi pasur një vetëdije nacionale, qëllime dhe detyra të vetme nacionale. Kjo e sqaron luftën nacionale, kryengritjen e Ilindenit, shumë ngjarje në historinë tonë të përbashkët. Këtë nuk e di nëse do ta pranojnë në Shkup. Atje ka tendencë tjetër”, deklaroi Përvanov.

Georgi Përvanov ishte president i Bullgarisë në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button