Ç’do të thotë

Natën kur s’të merr gjumi
Ndjenë një mungesë dhe nuk di ç’është
E mendimet rrjedhin si valë lumi
Dhe nga frika zë të fleshë

Kur zë të fleshë në heshtje
Në mes ëndrrash fillon të jetosh
Sheh me ëndje dhe buzëqeshje
Një kandil që s’do lëshosh

Por në ëndërr ky kandil
Nëse të ndalet, dalëngadalë
Do buçasësh me ulërimë
I trishtuar dhe pa fjalë

Kur do të zgjohesh nga ky vegim
Dhe me veten, vetëm je
Përsëritet i njëjti mendim;
A ka shpresë për ditë të re?

Hap-mbyll sytë i qetë nuk je
Në sy të ngjitet ai kandil,
Dhe po qave vetëm je
Në errësirë ku nuk ka njeri

Frymë merr por jo aq lehtë
Dhe diçka të dhemb në gjoks
Si i çmendur kërcen përpjetë
Lart në qiell e poshtë në tokë

Por kjo dhimbje është mall i zjarrit 
Edhe shpirtin e thumbon 
Ku parajsën edhe djallin 
E fut brenda në një vagon

Ky kandil ç’më le pa frymë
si në ëndërr dhe në jetë
se nga vdekja me vegim
më ringjall e më falë shpresë

…dhe kështu do të kuptosh
Se ti ndjenë diçka vërtetë
E pa turp guxo të thosh
Se e dua dikë për-jetë!

Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Back to top button