Nga mbledhës i topave, në golashënuesin më të ri të Shkëndijës (FOTO)

Jemi mësuar gjitmonë të shohim se si rriten yjet e futbollit evropian, duke qëndruar afër kampionëve, e që më vonë ata të jenë pikërisht futbollist për të cilët do të shkruhet dhe flitet gjatë. Një prej tyre është futbollisti i ri i KF Shkëndija, në fakt bëhet fjalë për futbollistin e talentuar i cili në shkurt të këtij viti ka mbushur plot 18 vite.

Ndërkohë, në një foto të hershme mund të shihet Zejnullai se si e shikon me vëmendje festën pas një goli të Shkëndijës ku mes tjerëve është edhe kapiteni aktual Hasani, ndërsa vetëm për disa vite arrin të bëhet pjesë e ekipit të parë, madje duke realizuar në Ligën e Evropës dhe duke festuar së bashku me Ferhan Hasanin, të cilin dikur e shikonte me admirim.

Arbin Zjenullai duke shikuar festën e Shkëndijës
Arbin Zjenullai duke shikuar festën e Shkëndijës

Me realizimin e tij Arbin Zejnullai me vetëm 18-të vjet në supet e tija, bëhet futbollisti më i ri në historinë e Shkëndijës që arrin të shënojë gol në kupat e Evropës. Ai nuk fsheh kënaqësinë për këtë arritje, ndërsa është optimist se Shkëndija është e denjë të kalojë edhe kundërshtarin e raundit të dytë HJK Helsinkin. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button