BE-ja financon 7 projekte për tregti të përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar në konferencën e mbajtur sot në Shkup paralajmëroi aktivitetet e Samitit të Triestes që do të mbahet më 12 korrik të 2017-s duke paralajmëruar 7 projekte të cilat do të financohen nga Bashkimi Evropian për të nxitur bashkëpunimin ndërfqinjësor dhe ndërekonomik të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

LEXO: Samiti i Triestes, forum me sektorin civil të Ballkanit Perëndimor

Siç edhe u bëri të ditur Zhbogar, këto projekte, krahas me krerët shtetëror të shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të realizohen me përfshirje të sektorit civil dhe ndërmarrjeve private.

Për të gjitha këto projekte dhe punëtori e forume të cilat do të realizohen në kuadër të tregut të përbashkët ballkanik Bashkimi Evropian do të ndanë fonde në vlerë prej 1.3 miliard euro. Vetëm për 7 projektet ajo do të shpenzojë 200 milion euro.

Në kuadër të Samitit të Triestes pritet që gjashtë shtetet të shprehin përkushtimin në gjashtë sfera: tejkalimi i barrierave tregtare, zhvillimin dinamik  të shkëmbimit tregtar, rritjen e mobilitetit tregtar si dhe në promovimin e agjendës digjitale që fokusohet në zhvillim tregtar.

Siç bëri të ditur përfaqësuesi i kryesueses së këtij Samiti, Italisë, Karlo Romeo këto procese dhe këmbime tregtare do të zhvillohen në kuadër të legjislacionit evropian, institucioneve ndërkombëtare financiare dhe Bankës Botërore.

Risi në këtë samit do të jetë punëtoria për luftën kundër korrupsionit e cila ka për qëllim të parandalojë korrupsionin, të eliminojë fenomenin e konfliktit të interesit në institucionet shtetërore, të ofrojnë dëshmi për punën e tyre si dhe të punojnë në punën e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat për furnizime publike.

Zhbogar dhe Romeo bënë të ditur se qëllimi i këtij samiti është që të krijohet stabilitetit ekonomik, shmangen retorikat nacionaliste, të zhvillohet siguria në Ballkanin Perëndimor duke luftuar terrorizmin ndërkombëtar si dhe fuqizim të rrjetit infrastrukturor dhe energjetik.

Në Samitin e Triestes do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Shqipërisë Edi Rama si dhe përfaqësues shtetëror të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button