Gjashtë të arrestuar në Izrael lidhur me aferën “nëndetëset”

Gjashtë persona janë arrestuar sot lidhur me të a.q. afera “nëndetëset”, kumtoi policia izraelite.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe bashkëpunëtorë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu. Ata dyshohen për ryshfet, mashtrim, fshehje të tatimit dhe shpërlarje parash në marrëveshje për shitjen e tre nëndetëseve gjermane, kumtoi policia.

Marrëveshja ka qenë në fokus të policisë izraelite për shkak të dyshimit për shkelje të mundshme në të cilat është involvuar edhe avokati policor i Netanjahut, ndryshe një këshilltar lokal i kantierit gjerman të anijeve.

Policia është duke i hetuar akuzat se avokati, David Shimron i cili është këshilltar i Netanjahut dhe familjar, ka lobuar tek disa persona zyrtarë të mbrojtjes në dobi të kompanisë gjermane “TisenGrup” për shitjen e nëndetëseve në bazë të marrëveshjes me vlerë prej më shumë miliona dollarësh si dhe shitjen e anijeve ushtarake të nevojshme që të mbrohen rezervat nga gazi natyror në Detin Mesdhe.

“TisenGrup” në Izrael është prezentuar nga një biznesmen lokal, ndërsa avokat personal i tij është Shimron. Para dy javësh gazeta “Shpigel” publikoi se këshilli gjerman për mbrojtje nacionale ka miratuar shitjen e tre nëndetëseve Izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button