Roth: Duhet t’u jepen fund bllokadave politike

Ministri shtetëror në Ministrinë gjermane për Punë të Jashtme, Mihaell Roth tha se bllokadave politike dhe manovrave për zgjatje, siç i kemi parë në periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit patjetër duhet t’u jepen fund, këtë e tha në intervistë për Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

“Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Republikën e Maqedonisë dhe rrugën e saj drejt strukturave euro-atlantike. Ne këtë e vlerësojmë edhe më tej. Në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 më në fund është formuar Qeveria e re e cila është e aftë për veprim. Tani është e rëndësishme të fillohet me reformat e nevojshme urgjente në: gjyqësor, mediat, administratë publike si dhe me luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo është shumë e vëllimshme dhe nuk mund të konsiderohet për shëtitje. Por, Shkupi mund të konsiderojë në atë që ne së bashku me partnerët evropian dhe ndërkombëtar do të qëndrojmë në dispozicion për ndihmë. Në interes tonë është që vendi përsëri të gjendet në  rrugën euro-atlantike. Për atë sa më shpejt të zbatohen reformat dhe përmbajtjet nga raporti i Pribes. Bllokadave politike dhe manovrave për zgjatje siç i kemi parë në periudhën para dhe pas zgjedhjes duhet t’u jepen fund”, ka thënë Roth në intervistë për Sdk.mk.

Rot prej sot është në Shkup për takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button