Bardhyl Dauti hedh poshtë zërat për largim nga PDSH-ja

Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti, i hedh zërat që janë shkruar nëpër media se do të largohet nga PDSH, gjegjësisht për transferimin e tij në LR-PDSH, njofton Portalb.mk.

“I hedh poshtë këto zëra plotësisht si spekulime, angazhimi im politik do të vazhdojë që të jetë në PDSH”, thotë Dauti për Portalb.mk.

Ndryshe, Dauti është deputet i PDSH-së së Menduh Thaçit. Ai paraprakisht ka punuar si profesor në fushën e ekonomisë në Universitetin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button