Një 22 vjeçar nga Kumanova, mbytet në Danub

Të dielën pasdite një 22 vjeçar nga Kumanova i cili ka qenë me punë të përkohshme në Vjenë të Austrisë, është mbytur në lumin Danub shkruan gazeta austriake “Der Standard”, transmeton Portalb.mk.

Pas rreth dy orëve pasi anëtarët e familjes kishin alarmuar se 22 vjeçari është zhytur në Danub për t’u freskuar ndërkaq më pas aty ka mbetur, zhytësit austriakë e kanë nxjerrë nga uji. Përpjekjet për reanimimin e 22 vjeçarit nuk kanë pasur sukses.

Arsyet për vdekjen e të riut nuk dihen, ka pasur mundësi që të ketë sulm në zemër ose humbje të vetëdijes. Dëshmi për shenja dhune nuk ka. Ai ka qenë duke notuar bashkë me familjarët, ata në ora 15:30 e kanë njoftuar policinë, ndërkaq zhytësit trupin e pajetë të 22 vjeçarit e kanë gjetur rreth 20 metra larg bregut.

Në ndërkohë, lajmin për vdekjen e 22 vjeçarit e ka konfirmuar edhe një familjar i Gëzimit, duke thënë se “Gëzim Asipi, ndërroi jetë. Njëri ndër anëtarët e rinj më të dalluar të familjes sonë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button