fbpx

“Toka” e Ibër Dearit edhe në festivalin ndërkombëtar “PriFest 2017″ (FOTO+VIDEO)

Filmi “Toka” me regji të Ibër Dearit nga Maqedonia së fundmi do të jetë pjesëmarrës edhe në festivalin ndërkombëtar “First Step Film Festival”, njofton Portalb.mk.

LEXO: Filmi “A long way home” dhe “Toka” e Ibër Dearit triumfuan në “Albanian film week 2017” në New York (FOTO)

Festivali “PriFest” fillon më 13 korrik kurse mbaron më 20 korrik të 2017-s dhe mbahet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Toka” i cili është në programin ‘Projeksion special jo-garues’ për publikun artdashës do të paraqitet më 14 korrik duke filluar prej ora 20.30 në amfiteatrin e Muzeut Kombëtar në Prishtinë.

Në të njëjtën kategori më filmin e Ibër Dearit janë edhe filmi nga Shqipëria “Urdhërat” që vjen me premierën ndërkombëtare dhe filmi “Bisedë me jetën” nga Maqedonia.

Krahas pjesës ‘Projeksion special jo-garues” në këtë festival kemi edhe anën e  ‘Programit garues ballkanik’, ‘Programit garues evropian’, ‘Program i filmit të metrazhit të mesëm’ dhe ‘Programi i dokumentarit’.

Ashtu sikur edicionet e kaluara, edhe edicioni i nëntë i PriFestit sjell në Prishtinë PriForum-in, platformën zhvillimore rajonale të industrisë së filmit.

Prishtina Film FORUM. platforma e industrisë filmike dhe koproduksionit është pjesë integrale e PriFest, që do të ketë edicionin e nëntë nga 13-20 korrik 2017 në Prishtinë, ndërkohë datat e PriFORUM janë 15-18 korrik.

Programi ‘In Albanian: Special Screening’ vjen për të parën herë në edicionin e “PriFest”.

Përveç programit tradicional ‘Best Pitch Competition’, një garë me projekte filmike në fazën e skenarit ku janë përzgjedhur 9 projekte filmike nga Ballkani dhe 4 projekte filmike për Script Development, PriFORUM do të ketë edhe panele të diskutimit mbi tema të rëndësishme për industrinë e filmit dhe çështje sociale, master klasa të ndryshme për studentë e profesionist të mbajtur nga emra të njohur të botës si filmit si Paul Haggis e Lucinda Coxon si dhe eventet që tashmë organizohen për herë të dytë: ‘Prishtina Rendezvous’ e ‘Prishtina Kino Kabaret’. Risi janë dy programet e reja: Work in Progress dhe Kosova’s Rising Stars, për të cilat do të flasim në vazhdim.

 

Programi ‘In Albanian: Special Screening’ vjen për të parën herë në edicionin e “PriFest”.

 

Me 2 premiera kosovare, njëra nga Gjeorgjia e tjetra nga Izraeli, programi ‘Fipresci’ i kompleton programet e filmave të edicionit të sivjetëm.

 

Me 1 premierë botërore, 2 premiera evropiane, 2 rajonale dhe 1 kosovare, programi ‘Let it be’ është një tjetër program i edicionit të nëntë të PriFest-it.

 

Programi i dokumentarëve vjen si program garues për herë të parë në edicionin e sivjetëm të PriFest-it. Gjithsej 16 filma, prej të cilëve 2 janë premiera botërore, 7 janë premiera rajonale, 6 kosovare dhe 1 ndërkombëtare.

 

Programi i metrazhit të mesëm sivjet sjell 3 premiera botërore në Kosovë! Përveç tyre, janë edhe 4 premiera rajonale, 4 premiera kosovare, 1 evropiane dhe 1 ndërkombëtare.


Programi i filmave të Ballkanit, ‘Honey and Blood Program’, këtë vit sjell 10 filma në Prishtinë, prej tyre 8 premiera kosovare dhe 2 premiera rajonale.


Programi Evropian i filmave këtë edicion sjell 10 filma, ku të përfshirë janë 6 premiera rajonale dhe 4 premiera kosovare.

 

‘T’PADASHTUN’ nga Edon Rizvanolli është filmi që e hap edicionin e nëntë të PriFest-it.

 

Ja edhe programin e plotë të këtij festivali.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button