Drama e harresës dhe përmbytjet në Japoni

E ku ka më dramë se drama e harresës. Është tragjedia jetësore pa gjak më e madhe që mund të ekzistojë. Po që njeriu të harrojë e ka shumë të vështirë. Atij i shfaqen imazhe, zëra dhe se kocka nis e ka një peshë të papërballueshme, sikur ka një beton mbi shpinë e se mundet edhe të thyhet. E të duket fill se krejt tulla e llaç e kësaj toke shemben përmbi ty, për shkak se rëndesa e asaj humbjeje që e pësove është stërmunduese. E hapa që lëvizin rëndë, nëpër korridore të panjohura, e ata duan të vijnë në ty, zemra dëshiron me qenë pikërisaht me ty, por truri thotë se duhet ndaluar. 
Janë hapa të kundërt me zemrën, janë drama jetësore e pallogartishme e një kohe pa kohë. E ti në mendjen time vjen si mjegullnajë, si re që dukesh dhe se bëhesh hera-herës si shtëllungë cigareje. E se kur e kisha mendjen për të të harruar, në lajme jepet se në Japoni ka ndodhur përmbytje e madhe. Po po kanë vdekur gati 30 veta, forcat e policisë, të xhandarmërisë, zjarrfikës e çka dreqin janë, bëhen bashkë për të shpëtuar jetë njerëzish. E drama bëhet akoma më e madhe. Botë e tërë është zhytur në mesele e prapë vdekja e atyre japonezëve më duket si lehtësim përballë jetës plot me shqetësime. E nga ana tjetër fëmijët luajnë futboll dhe sporte të tjera. 
A sa të pafajshëm që janë. Ata vetëm nuk e dinë se ka dhimbje të mëdha kjo botë, se ka tragjedi shekspiriane në kohë të modernes. Ata nuk e dinë se njëri vdes si qen e tjetri si micë, kurse një tjetër e hedh veten në erë. Fëmijët nuk e marrin dot me mend se njeriu varet në litar si me qenë kafshë e kaluar kafshës në veprimin që e kryen. A fëmijët nuk dinë brenga të të rriturve dhe as se ç’do të thotë para e zezë, që shumë gjëra i bën të tilla në këtë jetë lëmsh e turli. E prej harresës dhimbje të shtohet,  kur dëgjon zërë fëmijësh. E dhimbje e kësaj harrese është prej Tiranës deri në Tokio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button