Katari “ka rezerva” për të përballuar bojkotin nga fqinjët

Banka Qendrore e Katarit tha se ka 340 miliardë dollarë rezerva që mund ta ndihmojnë vendin të përballojë efektet nga bojkotimi që i bëjnë fqinjët arabë, transmeton REL.

Guvernatori i Bankës, Sheikh Abdullah Bin Saoud al-Thani, tha në një intervistë për CNBC se kjo tregon “besueshmërinë” në sistemin bankar.

“Kemi para të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga çdo tronditje”, tha ai.

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me rivalin rajonal – Iranin.

Al-Thani mohoi se financat e Katarit kanë lidhje me aktivitetet terroriste.

“Ne kemi ligje kundër terrorizmit. Ne punojmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera për të krijuar ligjet tona, auditimet dhe rishikimet”, tha Al-Thani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button