Zeqiri nga Radishani: A ka dikush t’i ndal këto huliganë?!

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në oborrin e familjes Zeqiri nga Radishani janë hedhur dy eksploziv, nga të cilët njëri ka eksploduar dhe njëri jo.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se policia ka qenë në vendin e ngjarjes menjëherë pasi që ai është lajmëruar në polici.

“Mbrëmë rreth orës 23 e 40 është paraqitur rasti se në rrugën Radishanska, në shtëpinë e R. Zeqiri (48) janë gjuajtur dy eksploziv, pre të cilëve njëri ka eksploduar në çati dhe tjetri fatmirësish nuk ka eksploduar”, bën të ditur zëdhënësja e MPB-së, Liza Bendevska. 

Ajo shton se policia ka deaktivizuar eksplozivin e dytë dhe po punon për zbardhjen e rastit, ndërkaq nga eksplozivi i parë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo të lënduar nuk ka pasur.

“Rasti ndodhi rreth orës 23.40 minuta, ishte e tmerrshme, njëri nga fëmijët ishte në banjo dhe 15 sekonda pasi që doli ka eksploduar bomba dhe shkatërroi banjon. Jemi të tmerruar frikësohemi të punojmë, duhet ta ruajmë shtëpinë. Dikush ju rri mbas këtyre sulmuesve se nuk është e mundur që asnjë deri më tani të kapet, por si duket masa nuk merr askush. Qëllimi i vetëm është që të na largojnë nga këtu, po ne s’kemi ku të shkojmë e nga ana tjetër s’kemi fuqi për tu mbrojtur, kësaj radhe fatmirësisht shpëtuam, por jemi në rrezik”, tha  për Portalb, Fehmi Zeqiri nga Radishani.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet kjo familje, që 13 vite ata jetojnë në frikë shkaku i huliganëve të cilët nuk kursejnë asgjë për t’i shqetësuar dhe maltretuar ata. 

Lajme të ngjashme

Back to top button